“Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga koronavirusi!” Është kjo kërkesa e Sindikatës së Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor, për Kryeministrin Edi Rama.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar kërkohet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor, si dhe kërkohet rritja e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
Sindikata thotë se personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Deri më tani në vend, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën mjekët Arjan Pushi, Anibal Byberi dhe Hysni Shkjau. /noa.al