Përbërësit:
6 kastravecë
1 kokërr domate
1 degë selino,
2 lugë vaj ulliri
2 filxhanë kos
1 qepë e njomë
lëngu i një limoni
2 lugë majdanoz
2 lugë supe kopër
2 lugë borzilok
kripë dhe piper.
Përgatitja:
Qërojini trangujt (kastravecët). Hiquani farat dhe grijini në mikser bashkë me selinonë.
Hidhuni kripë dhe piper. Shtojuni kosin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, sheqerin e piperin.
Lëreni masën në trajtë supe në frigorifer rreth 2-3 orë. Ndërkohë, pritni hollë domaten, qepën dhe erëzat.
Shtoni vajin e ullirit dhe rregullojeni përzierjen me kripë.
Gatimi shërbehet duke hedhur në çdo pjatë 1-2 lugë nga masa e domateve me erëza.