Një vrasje që në 8 vite ka mbledhur shumë për të rrëfyer, tashmë kur krimi makabër është zbardhur nga policia dhe autorë të tij janë babai dhe vëllai i viktimës Faik dhe Shkëlzen Buci.
“BalkanWeb” raporton se personi që ka rrëfyer ngjarjen për policinë ose i quajtur ‘i penduari’ është mik me vëllanë e viktimës Shkëlzen Buçi dhe ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale me të.
Ai është paguar nga Faik Buci që të joshë të bijën Eglantinën dhe të krijojë një lidhje intime me të. Madje i ati i ka blerë një unazë dhe ia ka dhënë të riut për t’ia dorëzuar vajzës që ta joshte.
Ditën e krimit ai e ka marrë vajzën në makinë për një shëtitje në zonën e “Freskut” dhe ka shkuar në një vend ku e kishte lënë më parë me Shkëlzen Bucin i cili nën kërcënimin e armës e ka mbajtur forcërisht 23-vjeçaren deri tek Mali me Gropa ku ka ndodhur vrasja e cila është bërë në sy të të penduarit.