Loading...

Shpërthen bombula e gazit në banesë,pl agoset gjyshi dhe mbesa

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur në Cërrik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme

Cërrik/Informacion paraprak rreth orës 21:00, në fshatin Selitë.

Në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për pasojë banesa ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.

Gjithashtu janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com