Reperi i njohur Arkimed Lushaj është konfirmuar i infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale, duke zbuluar se nga tamponi i kryer ka rezultuar i infektuar me Covid-19.
Ai ka ndarë një foto ku shihet në makinë, duke kërkuar që të tregohet kujdes.
“U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetizolohem”, shkruan këngëtari. /noa.al