Loading...

Refuzon lirinë në vendin e tij, shqiptari b urgun në Itali

Një shqiptar ka treguar në vendin fqinj se edhe qe lia në Itali vlen më shumë se liria në vendlindjen e tij.

Një 35-vjeçar shqiptar u arr estua për tregti dr oge në maj 2019 dhe u dënua me 2 vjet bu rg.

Sidoqoftë, në këmbim të vuajtjes së dënimit në b urg, gjykatësi kishte afruar dëbimin e tij nga territori italian, si dhe ndalimin e rihyrjes për 5 vjet në Itali.

Një vit më vonë, shqiptari jo vetëm hyri sërish në Itali, por i shoqëruar nga një avokat u paraqit pranë karabinierëve në Reggio, për të shlyer borxhin me sistemin italian të drejtësisë, “duke preferuar të vuante dënimin në vendin tonë se sa lirinë në shtëpi”, – raportojnë mediat italiane.

Shqiptarit i kishte mbetur 1 vit, 7 muaj dhe 9 ditë burg ende pa shlyer, të cilën kërkoi ta shlyente në Itali me pëlqimin e tij.

Sipas akuzës, 35-vjeçari drejtonte një rrjet shpërndarësit lëndësh narkotike në zonën Regina Pacis dhe gjatë arr estimit 24 mijë euro para “cash” iu gjetën në banesë.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com