Loading...

Porti i jahteve në Vlorë/ Mundësi për ankorimin e anijeve turistike dhe rritjen e të ardhurave

Në qytetin bregdetar të Vlorës do të ndërtohen porti i jahteve dhe ai peshkatarëve.

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektit të ndërtimit të parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë, tha se “ideja për ndërtimin e portit të jahteve nuk është e re, është e kahershme. E kemi diskutuar dhe komunikuar disa herë këtu në Vlorë për ta spostuar portin e mallrave dhe për të pasur faktikisht dy porte funksionalë”.

“Një port turistik, i cili sjell me vete shumë punësim, ekonomi, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për t’i krijuar mundësi anijeve turistike që të ankorohen, por bëhet fjalë për të pasur në mënyrë të vazhdueshme këtu ekuipazhet e tyre për të marrë të ardhura nga ankorimi gjatë periudhës së qëndrimit. Për të pasur gjithë infrastrukturën e shërbimeve, e cila do t’i shtohet në sasi dhe cilësi infrastrukturës së shërbimeve në zonën e Lungomares, ku ju e mbani mend shumë mirë ku vetëm pak vite më parë kishte shumë pak pika shërbimi dhe ku mund të qëndrohej dhe pjesa tjetër ishte gropa, makina, errësirë”, – nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “është me rëndësi që paralelisht ne të sistemojmë portin e peshkatarëve, të kemi një port që bën shërbimin e mallrave me standarde në mënyrë dinjitoze dhe të kemi një terminal për tragetet, në rast se porti turistik do të marrë jetë”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com