Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në Pesë” ka qenë e ftuar në një lidhje me Skype mbretëresha e bukurisë arbërore.
Bëhet fjalë për Francesca Ferrara, 23-vjeçarja nga Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), e cila ka fituar kurorën e mbretëreshës së bukurisë arbëreshe, ndërsa u shpall “Miss Arbëresha 2020”.
Bukuroshja brune foli shqip, ndërsa tha se ishte shumë e lumtur për titullin e fituar. Ajo tregoi se i pëlqen shumë Shqipëria dhe se do të mësojë dhe ta shkruaj e ta lexojë gjuhën shqipe.
“Jam shumë e lumtur, jam gëzuar që mora këtë kurorë. Nuk kam qenë në Shqipëri, por dua të vij, të mësoj më mirë shqipen, të arrij dhe ta shkruaj dhe ta lexoj. Më pëlqen shumë edhe të vishem me veshjen arbëreshe. Vajzat arbëreshe janë të gjitha të bukura”, tha ajo. Top Channel