Një grua në moshë të thyer i ka dhënë fund jetës në mënyrë të dhimbshme pasditen e sotme pasi u hodh nga pallati ku jetonte në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”z raporton noa.al duke cituar komunikatën që sapo doli nga policia.
Sipas saj dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banonte, shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor.