Dita e sotme është e mbushur me emocione për prindërit dhe fëmijët, pasi e hëna shënoi fillimin e vitit të ri shkollor.
Ndryshe nga herët e tjera, ky është një fillim i pazakontë, ku ndjenja e pasigurisë mbizotëron pasi të gjiithë duhet t’i përshtaten kushteve të reja.
Ndërkohë të shumtë kanë qenë personazhet e njohur publike, të cilët kanë publikuar foto të fëmijëve të tyre në këtë ditë të veçantë.
Moderatorja Hygerta Sako ka zgjedhur të urojë vitin e ri shkollor duke kujtuar ditën e parë të shkollës të disa viteve më parë.
“Sa shumë ka kaluar që nga dita e parë e shkollës”-shkruan Hygerta.