Loading...

Meta: 3 shtatori të shpallet festë kombëtare

Presidenti Ilir Meta nënvizon një mesazh, teksa sot ishte në Vlorë, për të kremtuar 100-vjetorin e epopesë së lavdishme të Luftës Kombëtare të Vlorës.

Ai thotë se u ndal në qytetin e flamurit dhe për të theksuar me forcë mesazhet tepër të rëndësishme dhe frymëzuese të saj në çdo kohë: “bashkimin e të gjithë popullit në mbrojtje të vlerave dhe interesit kombëtar, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë, kundër çdo pushtuesi”.

Më tej thotë se mbështet idenë që 3 shtatori të jetë një Ditë Feste Kombëtare, sepse kjo ngjarje e plotëson dhe e vë në jetë Pavarësinë që ne festojmë çdo 28 Nëntor.

“Mirënjohje të gjithë historianëve, studiuesve dhe akademikëve për Konferencën Shkencore të organizuar sot për këtë qëllim, si edhe për ndriçimin e të vërtetave dhe veprës së ndritur të figurave të shquara, që përjetësuan dhe i dhanë lavdinë e merituar Luftës së Vlorës”, shprehet Presidenti. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com