Moderatorja Arbana Osmani po shijon muajt e fundit të shtatzënisë dhe njëkohësisht është shumë aktive në rrjete sociale dhe sot ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave.
“Para ca vitesh jo vetëm që nuk e haja avokadon, por habitesha si e hanin dynjaja dhe pse vallë ky frut ishte aq i shtrenjtë dhe aq pa shije. Pastaj mësova ta marinoj siç duhet dhe do ti më hyri në qejf. Për momentin tostit me avokado nuk i them kurrë jo, që ka zëvendësuar nepse me bukë të thekur me içik djath të bardhë dhe sallam”, u përgjigj Arbana.
E pyetur se cila është më e mirë, lindja natyrale apo me operacion, Arbana u përgjigj: “Ajo që doktori të thotë është më e mira për ty”.
Në postime të tjera, Arbana tregoi se vendi i saj i preferuar për të jetuar është Kopenhaga dhe çdo qytet skandinav. “Është vend i mrekullueshëm për të rritur fëmijët të lumtur. Por për shkak se njerëzit e mi të dashur jetojnë këtu dhe sepse kam shansin të bëj punën që dua, jam e lumtur që jetoj këtu”, u shpreh moderatorja.
Vendi më i bukur që Arbana ka vizituar është Masai Mara, në Kenia dhe mezi pret të shkojë sërish së bashku me fëmijët.
E pyetur për momentin më të bukur në jetë, Arbana tha: “Lindja e tim biri”.