Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.
E hëna ishte me mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe me temperatura shumë të larta.
Por ndryshe do të jetë dita e martë.
Deri në orët e mesditës moti pritet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Pas orëve të pasdites përsëri kthjellët. Për shkak të reshjeve të shiut dhe masave ajrore me origjinë veriperëndimore parashikohet dhe rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat maksimale.