Deklarata e Greqisë për zgjerimin me 12 milje është një e drejtë legjitime që ia jep konveta,por duhet të aplikohet vetëm aty ku nuk cenohet deti territorial i Shqipërisë.
Kështu u shpreh Ish-komandati i flotës detare Vladimir Beja.
Ish-kryenegociatori i Shqipërisë në marrëveshjen për detin me Italinë në vitin 1990 ka dhe një këshillë për qeverinë shqiptare. Ai thotë që të mos ngutet për negociatat me palën greke, e cila thotë se është shumë agresive, ndryshe nga Italia që tregoi shumë ndershmëri dhe bonsens në negociatat për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve, në vitin 1990.
Ish-komandati i flotës detare Vladimir Beja, i ftuar sot në Report tv, është ndalur tek çështja e detit, duke theksuar se nëse Greqia synon të zgjerohet me 12 milje në veri të ishullit Othonoi dhe ishullit të Erikusës cenon direkt detin territorial shqiptar dhe zonën ekonomike ekskluzive.
Greqia zyrtare u shpreh e sigurt se do të zgjerohet me 12 milje, ndërsa Tirana zyrtare tha se kjo është e drejta e tyre, pa specifikuar marrëveshjen nëse ajo ndryshon nga marrëveshja e parë e rrëzuar në vitin 2009 në Gjykatën Kushtetuese.
/NOA.al