Kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Turqi. Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet me Presidentin Erdogan.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Rama në status.
Vizita e kreut të Qeverisë shqiptare në Turqi vjen në një kohë ku mes këtij shteti ka një konflikt të hapur me Greqinë për detin, ashtu sikurse së fundmi po flitet për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, pikërisht për kufirin detar.
Por diçka e tillë është mohuar nga Edi Rama. /noa.al/