Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar për herë të parë, pasi u arr estua në pikën e kalimit kufitar të Morinës, bashkë me dy persona të tjerë, me dy pistoleta në çantë duke hyrë për në Shqipëri.
Në makinë me të ndodhej shoferi i saj Fitim Muji dhe biznesmenin që jeton në Belgjikë, Fisnik Syla.
Ajo shprehet e indinjuar pas shkrimeve në media për lidhje mes saj dhe biznesmenit, për të cilin thuhet se i ka dhuruar makinën tip “Audi”, duke e marrë në mbrojtje.
“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike. Të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë që të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë s’kam lexuar këto ditë për veten time! Gjera që dhe unë si dija… Por të shkruani me emër dhe mbiemër dikë i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e pastër. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton këtë ‘show’. Po shkruani gjëra të paqena dhe po lëndoni familje e fëmijë. Fajet e mia i marr vetë mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni në valle njerëz familjarë”, shkruan Fjolla në reagimin në Instastory.
Këngëtarja nga Kosova po qëndron në Kukës në “arr est shtëpie”, në një banesë me qira deri në momentin që gjykata mund të vendosë për një masë tjetër sigurie.
Këngëtarja do të qëndrojë në arr est shtëpie në vijim të hetimeve ndaj saj, ndërkohë për dy miqtë e saj Fisnik Syla dhe Fitim Muji u caktua “arr est me b urg”.
Bazuar në informacionet e marra nga policia kr iminale Kukës, ditën e ndalimit, mëngjesin e 19 shtatorit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, po licia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një ar më zj arri tip “Zoraki”, me 23 fi shekë. /noa.al