Loading...

Jonida Maliqi zbulon sekretin/ Ja kush e ka frymëzuar prej vitesh

Askush nuk e vë në dyshim; Irma Libohova është një artiste e vërtetë, një ndër zërat më të rrallë, kryesisht e muzikës sonë të lehtë, e cila i ka rezistuar kohrave, duke mbetur po aq e vlerësuar dhe e adhuruar nga publiku artdashës.

Vlerat artistike ia dinë edhe ata artistë të rinj, të cilët ecin në gjurmët e saj dhe të ikonave si Irma Libohova.

Jonida Maliqi aktualisht është një nga këngëtaret e reja më të vlerësuara shqiptare. Edhe pse prej disa kohësh nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, kjo ndoshta sepse arti kërkon kohë dhe mund, ajo mbetet shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Jonida nuk e fshehu gëzimin, teksa publikoi një foto krahas këngëtares që tha se e ka frymëzuar aq shumë.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Irma Libohova, për të cilën Jonida Maliqi shprehu publikisht vlerësimet më të mëdha.

“Me të madhen artiste,”- shkroi këngëtarja në përshkrimin e fotos me Irma Libohovën.

Nuk ka sesi të mos ndjehet mirë kur një artist që ka lënë pas vite të tëra karriere, kur merr vlerësimin e duhur nga publiku dhe ata të rinj, të cilët për pak komercializëm refuzojnë të braktisin artin.

“Joni, shpirt i bukur që kur të kam njohur. Sa shumë vite” – i komentoi Irma Libohova.

Ndërsa Jonida Maliqi iu përgjigj sërish: “Edhe unë nuk e harroj kurrë se sa shumë me ke frymëzuar”.

Këngëtarja Jonida Maliqi prej disa kohësh ka nisur një romancë me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, duke i kushtuar disi më tepër kohë edhe jetës së saj private.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com