Loading...

Ja si isha 25 vite më parë

Jonida Maliqi mbetet një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut.

Ajo njihet për stilin dhe për veshjet e saj të veçanta dhe plot shije.

Jonida prej vitesh është pjesë e skenave shqiptare, me një karrierë të gjatë, e cila nis që nga festivalet e fëmijëve, deri tek prezantimet dinjitoze, në Eurovizion.

Kengetarja e njohur ka treguar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale se si dukej 25 vite më parë kur ishte vetëm 11 vjeçe dhe këndonte në skenë këngën me titullin “Dembele”.

Bashkëngjitur videos së hershme të saj, ajo shkruan: “1994, 25 vite më parë, vetëm 11-vjece” .

Kengetarja nuk njihet pothuajse fare më flokët e shkurtra.

Ndërkohë, ndryshimi është i saj i viteve të fundit është pritur mirë, por ka pasur edhe kritika.

Jo të gjithë i shohin gjërat njësoj.

Një komentuese i ka shkruar së fundmi këngëtares: “Je bërë si tranvestit, me të kap ty, zëre se ke kapur një trans”.

Duket ky koment, aspak i këndshëm, nuk ka kaluar pa një përgjigje nga Jonida.

“Më mirë vetja se sa prototipi i vulgaritetit”, – ka qenë përgjigja e saj.

Jonida Maliqi ndonëse nuk ka sjellë kohët e fundit ndonjë projekt të ri, mbetet tepër aktive në rrjetet sociale./NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com