Loading...

I mbuluar i gjithi me tatuazhe në trup,mësuesi pushohet nga puna/ Prindërit: Na tremb fëmijët

Për shkak të pamjes së tij dhe numrat e shumtë të tatuazheve në trup, prindërit e nxënësve të një kopshti në departamentin francez të Essonne kërkuan që mësuesi Sylvan të pushohej nga puna.

“Po na tremb fëmijët”, u ankuan prindërit e vogëlushëve të kopshtit duke ngjallur debate edhe mbi kodin e veshjes së mësuesve në shkollë.
Dhe kështu Sylvain, i njohur me emrin e artit Freaky Hoody, një mësues 35-vjeçar me pasion për tatuazhet, u bë “një rast studimi”. Pas ankesave të familjeve, ai përfundoi në mes të kritikave, aq sa drejtuesit u detyruan të urdhërojnë një inspektim të sjelljes shkollore të mësuesit.

“Më duket e trishtueshme që në vitin 2020 pamja fizike ka më shumë rëndësi sesa aftësitë e një mësuesi. Unë gjithmonë kam punuar shumë mirë në shkollë, jam e dashur dhe i vëmendshëm. Unë gjithashtu mendoj se mund të përmirësohem me përvojë dhe se pamja ime nuk është një pengesë për punën tim”, komentoi ai në një intervistë për televizionin francez LCI.

Një mësues, por edhe një interpretues i mirënjohur i artit, Sylvain filloi të zhvillonte pasionin e tij për tatuazhet në moshën 27-vjeçare, ndërsa bënte praktikën në Dulwich College në Londër. Nga ai moment, ai kurrë nuk ka ndaluar së impresionuari ku në të gjithë trupin e tij u shfaqën me dhjetëra tatuazhe për një vlerë totale prej 50 mijë eurosh.

Lule, karaktere komike dhe tribale: janë tatuazhet që e kanë e mbuluar nga koka te këmbët. Dhe madje injektoi bojë të zezë në pjesën e bardhë të syrit, një zgjedhje që pagoi shtrenjtë, pasi shkolla vendosi që ta pushojë nga puna.

Sylvain pranon që kur fëmijët e shohin atë, në fillim shtangen por se më tej krijohen raporte miqësore.

“Unë mund të kuptoj një masë parandaluese, por jo shkarkimin. Madje mendoj se pamja ime i mëson fëmijët se çfarë është diversiteti”, pretendon mësuesi. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com