Gazetari Bledi Mane, i njohur për “bëmat” e tij, prej disa ditësh ndodhet në Turqi.
Andej ai po kalon edhe disa ditë pushimesh, ku edhe tregon rezultatet “e punës”, pas zhgënjimit që thotë se kishte pësuar në Dhërmi.
“Katër ditë pushime në Antalia, zura 5 dashnore: një turke, dy ruse, dy angleze”, tha Bledi Mane, plor krenari, krahas fotos, që bëri publike në rrjetet sociale.
Më tej ai bëri krahasimin me Shqipërinë.
-“Katër ditë pushime bëra edhe në Dhërmi dhe zura 5 dashnorë: një kuksian, një vlonjat, dy tironca dhe një tropojan…”, – tha ironikisht gazetari, që duket se ka dashur të tregojë se femrat në plazhet e Turqisë janë shumë më të shoqërueshme dhe paqësore, madje të dhurojnë edhe momente gëzimi.