Nuk e kishte bërë më parë, por ish-gruaja e futbollistit brazilian Hulk, ka folur me tone të ashpra për mbesën e saj.
Kjo e fundit u martua pikërisht me futbollistin e njohur.
Ajo tha se ndihet sikur ka varrosur një vajzë të gjallë. 34-vjeçari thuhet se u nda nga bashkëshortja e tij Iran Angelo de Souza verën e vitit të kaluar, pak para se të njoftonte publikisht se po dilte me mbesën e saj Camila.
“Zgjohem nga gjumi dhe shkoj të fle akoma pa e kuptuar se si mund të ndodhte diçka e tillë. Dhimbja është shumë e madhe, ndonjëherë më vjen të nxjerr zemrën nga vendi.
E kisha si vajzë Camilan, bëra gjithçka që ajo të rritej sa më mirë, sakrifikova ëndrrat e mia për të”. tha Iran. /noa.al/