Pas negociatave të Strukturave të Policisë Vendore Fier, Prokurorit të çështjes dhe ekipit negociator të Reneas, Elton M. është dorëzuar sot pa gdhirë, rreth orës 03.25 të mëngjesit.
Po licia tha se u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatikë dhe një gëzhojë.
31-vjeçari u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.
Më herët u njoftua se në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi E.M., 31 vjeç, rreth orës 22:30 ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij dhe me një armë automatikë kërcënon se do vrasi veten.
Në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë te cilët negociuan me këtë shtetas për vetëdorëzimin pa pasoja.
Nuk ka persona të lënduar dhe as të marrë peng. Familjarët janë evakuuar nga banesa nga forcat policore të DVP Fier.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat Renea të specializuar për të negociuar. /noa.al/