Një a ksident i rëndë me pasojë vd ekjen ka ndodhur në Fier.
Ak sidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, në afërsi të një karburanti.
Një mjet ende i pa identifikuar, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin Q. M., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Mbrostar, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.
30-vjeçari si pasojë e a ksidentit ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit.