Loading...

E rëndë, 28-vjeçari dhu non nënën e tij

Dhu noi nënën e tij, arr estohet në flagrancë 28-vjeçari, i cili rezultoi se kishte kryer edhe disa vj edhje në qytetin e Durrësit. Zbardhen dhe dokumentohen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit gusht, të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari, i cili ka qenë i dën uar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Kri meve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dh unës në familje dhe zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, arre stuan shtetasin:

S. U., 28 vjeç, banues në Durrës, i dën uar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesë ka ushtruar dh unë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Në vijim të veprimeve dhe hetimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit gusht:

Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se ka vj edhur një aparat celular, 1 biçikletë dhe 700 euro në banesën e shtetases K. U.

Më datë 27.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vjedhur kabllonë elektrike të shtetasit M. Th. Më datë 21.08.2020, në lagjen nr. 15, në plazh “Porto Romano”, dyshohet se i ka vjedhur çantën shtetases Y. T.
Më datë 09.08.2020, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se ka vj edhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetases A. Sh. Më datë 06.08.2020, në lagjen nr. 16, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. F. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprat penale “Dh una në familje” dhe “Vjedhja”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com