Loading...

Disa ushqime që lehtësojnë dhimbje të ndryshme

Ndoshta nuk e keni ditur deri më sot, por disa ushqime ju lehtësojnë dhimbje të ndryshme që mund të keni në trup.

Më poshtë po ju tregojmë për pesë produkte ushqimore.

1. Specat djegës

Provoni të shtoni speca djegës në dietën tuaj nëse keni dhimbje të kyçeve.

Kapsaicina, përbërja në speca që e bën gojën tuaj të ndihet e nxehtë, është zbuluar se prodhon një efekt anti-inflamator dhe veti të mundshme antioksiduese.

2. Shafran i Indisë

Shafran i Indisë është po aq efektiv në uljen e inflamacionit sa disa ilaçe anti-inflamatore, falë përbërjes kurkuminë.

Kurkumina është përbërësi kryesor aktiv në shafran i Indisë. Është zbuluar se ka efekte të fuqishme anti-inflamatore dhe është një antioksidant shumë i fortë. Ajo përputhet me efektivitetin e disa ilaçeve anti-inflamatore.

3. Hudhra

Hudhra nuk është vetëm e shijshme ajo mund të zvogëlojë inflamacionin nga dhimbjet e kyçeve. Kjo falë përbërjeve anti-inflamatore të squfurit që gjenden te hudhra.

4. Qershi

Qershitë kanë përbërje antocianina. Janë antioksidantë që punojnë për të lehtësuar dhimbjen.

Hulumtimet tregojnë se antioksidantët në lëngun e qershisë mund të zvogëlojnë dhimbjen dhe inflamacionin nga artrozat.

5. Salmon

Salmoni është plot acide yndyrore omega-3. Omega-3 ndërhyn në qelizat imune të quajtura leukocite dhe enzimat e quajtura citokina, të cilat janë të dy lojtarët kryesorë në inflamacion. Acidet yndyrore omega-3 ndalojnë procesin e dhimbjes para se të fillojë. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com