Ditën e djeshme, 34-vjeçari Idajet Dulla, baba i dy fëmijëve, humbi jetën pas një sherri, ku edhe u qëllua me th ikë në zemër.
I pl agosuri u transportua në spitalin e qytetit bregdetar, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi dot të mbijetonte.
Autori i kr imit është Arbër Kotaj, i cili u arr estua ditën e sotme nga po licia e Durrësit.
Në dëshminë e tij, Arbër Kotaj pas arr estimit, u shpreh se konflikti nisi pasi vi ktima i kishte zënë rrugën dhe kishte parkuar shumë keq.
Kjo ishte ajo që bëri nxitjen e debatit, i cili më pas përfundoi në fyerje dhe përdorimin e thikës.
Sipas autorit v iktima e kishte fyer dhe qëlluar me grushte, ndaj ai në gjaknxehtësi, si dhe në kushtet e vetëmbrojtjes, nxori th ikën duke e qëlluar disa herë.
“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shumë ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte. Për vetëmbrojtje nxora th ikën dhe e qëllova pasi më goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar. Por më fyeu dhe shau shumë keq”, – u shpreh Arbër Koti, në dëshminë e tij.
Ngjarjet e rënda, që lindin pas she rreve ba nale, po marrin jetë njerëzish në vendin tonë.
Dy ditë më parë në Durrës një adoleshent pas një ko nflikti mbeti i pl agosur, dhe pas ndërhyrjes së të atit, ky i fundit humbi jetën në një tjetër ngjarje tr agjike.
/NOA.al