Seancë pikante parlamentare në Buenos Aires të Argjentinës: ku gjatë videokonferencës një deputet puthi gjoksin e të dashurës së tij, duke e detyruar kryeparlamentarin të ndalonte punimet dhe ta pezullonte deputetin.
Brenda pak ditësh, Parlamenti do të komunikojë ndëshkimin ndaj Juan Emilio Ameri, ky është emri i deputetit të përfshirë në ngjarjen e pazakontë e cila po bënë bujë në rrjetet sociale.
I fiksuar nga kamera teksa përqafonte partneren e tij, ku puthte gjinjtë që i dilnin nga bluza partneres së tij. Deputeti i provincës veriore të Salta u mbrojt duke thënë se ishte i bindur se nuk ishte i lidhur më kamerë, në momentin që puthi partneren.
Sidoqoftë, skena u transmetua sërish në ekranin gjigant të parlamentit, ku për shkak të kufizimeve për Covid-19 mblidhen vetëm një pjesë e deputetëve, ndërsa të tjerët lidhen me video-konferencë.
Seanca fillimisht u ndërpre dhe më pas u pezullua. Në rrjetet sociale, videoja e skenës së guximshme u bë virale, u pa dhe u shpërnda mijëra herë, shoqëruar me komente të rënda.
“Gjatë këtyre muajve të pandemisë kemi përjetuar situata shumë të ndryshme. Një deputet ra në gjumë, një tjetër u fsheh, por sot kemi qenë dëshmitarë të një situate që shkon përtej rregullave të kësaj shtëpie ”, komentoi kryetari i Parlamentit, Sergio Massa.
Deputeti u mbrojt duke thënë se lidhja është shumë e dobët dhe kur partnerja doli nga banja dhe e puthi, nuk mendonte se ishte i lidhur.
“Dhjetë ditë më parë ajo u operua për të futur implantet e gjirit”, tha deputeti për tu mbrojtur.
Ameri, baba i tre fëmijëve dhe i martoi, deklaroi se gruaja e tij “është shumë e sëmurë dhe nuk bën asgjë tjetër përveçse qan”. Vajza në video, është e dashura e tij. Pas kësaj ngjarje, deputeti dha dorëheqjen./noa.al