Loading...

Cfarë thotë policia për gruan që u gjet e pa jetë në shtëpinë e saj në Pogradec

Po licia del me deklaratë lidhur me gruan e cila u gjet e vd ekur në banesën e saj në Pogradec, në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.

Bëhet me dije se rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dh une, trupi i pajetë i shtetases Maria Markovska, rreth 45 vjeçe, maqedonase, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Vi ktima në banesë, jetonte me vajzën e saj J. Markovska, 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i vi ktimës, është dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com