Biznesmeni ‘gay’, Elton Ilirjani ka rrëfyer që ekziston mundësia që të ndërrojë gjini.
“Pas dy vitesh mund të kthehet në një femër super seksi” dhe do konkurrojë të gjitha vajzat e showbizz-it shqiptar”, tha Elton Ilirjani.
Aktualisht Ilirjani tha se ka bërë vetëm filler tek buzët, ndërsa e quajti luks faktin që është mashkull dhe femër njëkohësisht.
“Nuk kam bërë filler, vetëm tek buzët. E quaj luks të jem edhe mashkull, edhe femër. Nuk ka asgjë të keqe që ti kem të dyja”.
“Më mirë të kesh më shumë, se sa më pak. Asnjëherë nuk i dihet, se mund të vij pas dy vitesh një femër super seksi, 1 e 80 e gjatë dhe mund t’i konkurrojë të gjitha gocat e showbizz-it aty dhe mund të jem më tërheqës”.
“Sepse unë jam tërheqës në këtë mënyrë, jo më të ndërhyj me paratë dhe mundësitë që kam,”– tha biznesmeni gay, teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.
Po ashtu ai zbuloi edhe se kush nga këngëtarët shqiptarë i pëlqen më shumë.
Duke folur me superlativa për reperin Mozzik, Elton Ilirjani zbuloi fiksimin për të.
Biznesmeni u shpreh se Mozzik është një mashkull i bukur dhe king, jo si ata që veshin mbathje rozë.
“Patjetër do të doja të bëja një bashkëpunim me Mozzik, sepse ai çun është më i vërteti aty dhe më vjen shumë keq që filluan e goditën”.
“Përveçse është këngëtar shumë i mirë dhe të gjithë të plasin nga inati. Ka një zë të mirë, është stil amerikan në të kënduar, por është edhe mashkull i bukur. Është king, nuk është si meshkujt femra aty që më shajnë mua, janë më femra se unë”.
“Ata vishen me ngjyra dhe mbathjet i kanë rozë. Mozzik është mashkull tamam për muzikën që bën. Në gjithë këtë verë, në fotot që pashë Mozzik më tërhoqi më shumë,”- u shpreh Elton Ilirjani.
Pritet reagimi i repistit me emrin artistik, Mozzik, mbi këtë vlerësim që i është bërë.