Loading...

Aurela Gaçe: Unë për vete kam zgjedhur ta jetoj çdo moment siç ma do shpirti, pa i bërë keq askujt!

Ajo mbetet një nga këngëtaret mjaft të dashura për publikun shqiptar.

Kjo për faktin se Aurela Gaçe i përket një rryme tjetër artistësh, të cilët përfaqësojnë vlera artistike dhe ajo mbetet një nga zërat më dinjitozë të momentin.

Aurela njihet për projektet e saj të suksesshme muzikore, të cilat menjëherë pas publikimit kthehen në hite.

Ajo u shfaq me kaçurrela dhe plot ngjyra në videoklipin e ri të kësaj vere.

Auela u shpreh se ishte një nevojë shpirtërore që të vinte me gëzim dhe me ngjyra.

“Lento Lento” ka qenë kënga e saj e fundit e publikuar gjatë verës, ku si asnjëherë me parë e pamë të shfaqej me një pamje shumë ndryshe. Por pati edhe kritika, si ajo e gazetarit Aleksandër Çipa, që e akuzoi për tekstin dhe daljen e saj nga origjinaliteti dhe vlerat e artit.

“Nuk e limitoj veten. Bëj çdo gjë dua, nëse më pëlqen. Nuk kam rregulla”, u përgjigj Aurela Gaçe.

Ajo ka folur edhe për përjetimin e saj gjatë kësaj situatë të vështirë, ku gjithë bota është mbërthyer nga Covid.

Aurela tha se kjo situatë e kishte frikësuar goxha sepse Covid-19 është diçka e panjohur për te gjithë. Këngëtarja nuk ngurroi të jepte edhe një mesazh të fortë dhe inkurajues për të gjithë njerëzit, në formën e një “recete” për të kaluar stresin nga situata e vështirë e Covid.

“Jeta vazhdon! Unë për vete kam zgjedhur ta jetoj çdo moment siç ma do shpirti, pa i bërë keq askujt.

Më pihet do pi, më qeshet do qesh, më kërcehet do kërcej edhe në lagje!”, tha Aurela duke qeshur, në studion e “Rudinës”.

Aurela Gaçe e ftuar, te programi “Rudina sot në “Tv Klan, tha se “e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme”, lidhur me këtë projekt.

“Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat me oh.. them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë”.

“Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura, sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë”, – u shpreh Aurela.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com