Loading...

Aktorja Rita Lati feston ditëlindjen, vajza i bën urimin special: Mos u plaksh kurrë (sic s’po plakesh) dhe të premtoj, që sytë e qeshur do i kesh gjithmonë. Do bëj gjithshka për ata sytë e tu!

Pak ditë më parë aktorja e madhe e humorit Rita Lati ka festuar ditëlindjen e saj të 60-të. Mirëpo vetëm dje, vajza e saj, Roza ka ndarë në rrjete sociale pamjet nga festa e madhe mes miqve dhe të afërmve të të dyjave.

Roza i ka bërë të ëmës urimin më të ëmbël, ku mes të tjerave i premton Ritës që do bëjë gjithçka vetëm për ta parë të buzëqeshur, dhe nëse nga e qeshura do i shkaktohen rrudha, atëherë do ia paguajë dhe botoxin.

“Disa momente nga festa e ditelindjes se mamit… Kenaqesia me e madhe per mua, eshte te shoh syte e saj te qeshin…. syte e saj kane qeshur gjithmone sepse ai ka qene profesioni i saj…. por… thelle thelle…. kur syte e saj drejtohen te une….. aty eshte nisja e zanafilles pse jetoj une… kush jam une… dhe bota ndalon.

Mos u plaksh kurre o Rita Lati (sic s’po plakesh) dhe te premtoj…. qe syte e qeshur do i kesh gjithmone. Do bej gjithshka per ata syte e tu… edhe nese nga e qeshura e madhe mund te behen rrudha… s’ka gje mamo ta paguaj edhe botoxin no problem. Te dua. Me respekt, Fumiu”, ka shkruar Roza.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com