Loading...

Aktorja: Largimi nga ‘Portokallia’ për mospërputhje me regjisorin/ Altin Basha: Roli i saj më i dobëti në skenë

Deklaratat e aktores Egla Cenos, për shkëputjen e marrëdhënieve të punës me spektaklin “Portokalli”, për shkak te “mospërputhjeve artistike” kanë bërë që edhe regjisori Altin Basha të jap versionin e tij të ngjarjeve.

Krahas publikimit në media të mesazheve mes tij dhe Cenos, Basha është përgjigjur në lidhje me ngjarjen për “Report tv”, duke u shprehur se, Ceno po përdoret për ti shërbyer fushatës së “baltosjes” së emrit të tij. Ai thekson faktin se performanca e aktores është parë nga i gjithë publiku, duke shtuar se Ceno ka qenë studentja e tij, dhe ai e ka mbështetur në rrugëtimin profesional.

Ndërkohë, “Report tv” kontaktoi edhe aktoren Egla Ceno, në lidhje me deklaratat e bëra pas shkëputjes nga “Portokalli”. Por aktorja u përgjigj se “nuk ka asgjë tjetër për të shtuar”.

“Ajo ka gënjyer për shkaqet e largimit. Ka thene që kemi “mospërputhje artistike”. Publiku e pa të vërtetuar të zezë mbi të bardhë nga sms se aktorja ka qene e vetëdijshme për performancën e dobët dhe e njoftuar që do largohej nga Portokalli. Sms janë komunikime pune dhe jo private. Nëse gënjen pa pikë turpi publikisht dhe nga sms del një mashtruese ordinere pa pike etike, si mund të me kërkohet llogari mua pse i publikova? Sepse është mashtruese ja pse. Gënjen kur thotë se sms e publikuara janë të shkeputura nga konteksti. Ka shume sms te tjera që do ta turpëronin në sytë e opinionit të cilat do t’i publikoj të gjitha nëse vazhdon të mashtrojë paturpësisht. Do të keshilloja ti ribotosh sms tashme të publikuara që të jete e qartë gjuha që përdor ajo dhe gjuha që përdor unë. Aty kuptohet qarte cili është profesionisti. Gënjen përsëri kur thotë se do bëhem Drejtor i Teatrit Kombëtar. Nuk e ndaloj dot të publikojë thashethemet e kafeve rreth teatrit, por për ccdo gënjeshtër do marrë përgjigje. Mesa duket i është bere ves. Komentet janë ccështje karakteri dhe edukate. Unë e kam pasur studente. E kam mësuar si të rrijë në skenë dhe për më tepër e kam promovuar gjithmonë në shfaqjet që kam drejtuar. Investim i gabuar. Mund të edukoj profesioniste, por nuk edukoj njerëz.

E kuptoj se po punon me zell për ti shërbyer fushatës së baltës të cilën e promovon injoranca, qentë endacake që lehin në portale dhe llumi mediatik për shkak të marrëdhënieve të acaruara mes meje dhe Ben Blushit. Pastaj ajo here thotë më ke promovuar dhe here thotë më ke penguar. Kjo është qesharake. Për ccështjen e promovimit është tashme fakt shume i njohur se unë jam regjisori që më shumë se cilido në Shqipëri ka promovuar të rinj në teatër dhe tv. Ekziston një kategori aktoresh për të cilët një regjisor ose pedagogu më i mirë në bote kur i lavdëron, por kur i kritikon je njeri i keq. Kush është marrë me regji & pedagogji më kupton shumë mirë. Bëhet fjalë për rolin e Zimbiles që është një nga personazhet më të dobët që kanë dalë ndonjëhëre në skenën e Portokallisë”, tha Basha.

Por si nisi i gjithë debati, pas daljes mediatike të Cenos? Aktorja e njohur Egla Ceno bëri me dije në një intervistë për mediat, se nuk do të jetë më pjesë e trupës së “Protokallisë”. Shkaqet e ndërprerjes së marrëdhënieve me emisionin e humorit , të drejtuar nga regjisori Altin Basha, “sqarohen” prej disa mesazheve të publikuara në media. Bisedat kanë në fokus pakënaqësinë e Bashës ndaj performancës së Cenos, ku regjisori i kërkon aktores të përmirësohet. Ndonëse kjo e fundit, i shpreh Bashës gatishmërinë per të rritur nivelin e performancave të saj, si dhe vlerësimin për profesionalitetin e tij, duket se pakënaqesitë nuk janë kapërcyer. Ceno, ndër të tjera në mesazhet e publikuara, shprehet se, për “Protokallinë” ka refuzuar edhe oferta të tjera në emisione të ngjashme humori, por pavarësisht kësaj Basha këmbëngul se “Ceno duhet të dëshmojë veten”. Aktorja përmes mesazheve i thotë Bashës, se faktorë që s’kanë lidhje me aktrimin kanë krijuar pasiguri tek ajo. Faktorë me të cilët Ceno duket se refuzon të pajtohet, duke i kërkuar Bashës një përgjigje të prerë, nëse ajo do të lihet në “Portokalli” për të aktruar, apo ta konsiderojë veten jashtë emisionit, raporton ‘shqiptarja’.

“Një përgjigje për Altin Bashën! Para disa ditësh, një portal kishte publikuar disa mesazhe private që kisha shkëmbyer me regjisorin e Portokallisë, Altin Bashën. Për një epror kjo nuk është normale që të nxjerr mesazhet private, të shkëputura nga konteksti, duke cënuar privatësinë, etikën dhe integritetin profesional.

Në fakt, kjo erdhi si një reagim i Bashës për një intervistë timen, ku argumentova largimin tim nga Portokallia me shkakun e “mospërputhjes artistike me regjisorin”. Ishte vetëm ky togfjalësh, i shprehur aq shkurt, për të respektuar regjisorin në fjalë dhe spektaklin, sepse nuk doja të flisja as për debatin jo profesional që patëm në ditën e dytë të punës për sezonin e ri, as për presionin e shëmtuar që më ka bërë gjatë sezonit të kaluar duke m’u drejtuar: “ti del në ekran sepse kështu vendos unë” ose “ty të kam bërë unë” dhe as për amatorizmin me të cilin trajtohen aktoret femra. Etika profesionale mund të tingëllojë si shfaqje e huaj për disa punonjës të sektorit të Artit Skenik, ndryshe nuk mund t’a shpjegoj reagimin e regjisorit të Portokallisë, pas reagimit tim. Reagim që më ka dhunuar privatësinë dhe më ka shkaktuar dëm moral dhe profesional duke bërë publike disa mesazhe private, konfidenciale dhe të shkëputura nga konteksti (mesazhe që për më tepër dëshmojnë përpjekjen për një lloj komunikimi nga ana ime, që të kuptonte “sikletin” profesional që po më shkaktonte nga pengimi i vazhdueshëm që më bënte për t’u rritur artistikisht)

Jam krenare për edukatën dhe respektin me të cilin i jam drejtuar. Nuk e kam fshehur ndonjëherë respektin profesional ndaj tij sepse nuk e dija që të respektoje Bashën ishte një gjë e turpshme. Tani, e mësova. Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare me cilësinë e performancës siç ka qejf të shprehet ai, për këtë mjafton të shohësh feedback-un e publikut, ka të bëjë me një lloj “fresku” që unë refuzoj ta mësoj për të hipur në skenë. Flas për të njëjtin regjisor që e ka vlerësuar talentin tim duke më patur si aktore nëpër shfaqjet e tij private në Teatër. Për të njëjtin regjisor me të cilin kemi ndërtuar kompaninë e parë private Teatrore në Tiranë dhe për të njëjtin regjisor që më ka mësuar bazat e aktrimit, si profesori im në Akademinë e Arteve.

Do kishte qenë e mënçur nga ana ime ta kisha qepur gojën sepse ky regjisor nesër, me shumë gjasa mund të jetë drejtori i Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin ka harxhuar aq shumë energji duke shpjeguar pse nuk duhet shëmbur dhe pastaj pse duhet shëmbur Teatri, por gjykoj që dinjiteti im është më i shenjtë se skena që mund të më hiqet nesër, sepse një artist pa dinjitet ta shpif, në skenë e jashtë saj. Reagimi i Bashës nuk më bën as ngrohtë dhe as ftohtë sepse nuk u bëra dje aktore por më ka dhunuar privatësinë dhe më ka dëmtuar moralisht dhe profesionalisht. Çështje që sqarohen në vendin e duhur”, tha Ceno.

Biseda e plotë e zbardhur nga sms

Aktorja Egla Ceno: Profe, do ulem dhe do e punoj prapë!

Unë dua të kem vazhdimësi në këtë rrugë. Portokallinë e desha vetëm se mban firmën tënde. Jam mirënjohëse që më hape derën. Turi i Kalifornias dhe Goni i Al Pazarit më kërkuan para se të trokisja te ty, por për mua cilësia ka ngelur akoma e shenjtë! Kam menduar (dhe mendoj) që ti edhe me prapanicë ti bësh gjërat, do kenë cilësi. Nuk e kam problem as presionin e spektaklit dhe as ndonjë lloj presioni tjetër. Problemi im është pasiguria që më ështe krijuar nga pasiguria që më është krijuar nga gjëra që nuk kanë të bëjnë me aktrimin! Me këtë lloj pasigurie nuk kam për të qenë ndonjëherë produktive, siç duhet të jetë një aktor. Prandaj po të pyes; ta shoh veten IN apo OUT?

Regjisori Altin Basha: Nuk më intereson cili nga emisionet të ka kërkuar. Në Portokalli nuk je në nivelin e duhur. Vazhdon të marrësh pjesë, sepse unë po të jap mundësinë të dëshmohesh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com