Aktori i humorit Erion Isai është bërë baba për herë të dytë ditën e sotme.
Bashkëshortja e tij Ajlin ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme, e cila e ka plotësuar familjen e tyre.
Aktori, i cili aktualisht mban detyrën e kryebashkiakut të Kolonjës ka publikuar një fotografi nga dora e vogëlushes, duke ndarë lajmin e bukur.
Po ashtu ai ka zbuluar emrin e vçantë që i kanë vendosur të sapolindurës, E’dua.
“U bëmë 4. Faleminderit Zot! ❤. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë! Nga sot, shërbëtor i 3 princeshave”, shkruan aktori.
Erion Isai ka aktualisht një vajzë 4-vjeçare me emrin Ajër. ./noa.al