Ak sident në Tiranë. Një i moshuar është përlasur nga një automjet në rrugë dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10, tek bulevardi “Bajram Curri”.
Mjeti me drejtues shtetasin E.D., 32 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidetifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/NOA.al