Përdorimi i telefonit celular natën është një zakon i përhapur gjerësisht. Orë të gjata të kaluara duke shfletuar internet, duke parë video, duke përdorur aplikacione për të luajtur lojëra ose për të redaktuar foto. Por a e dini se përdorimi i tabletave dhe telefonave celularë gjatë natës mund të dëmtojë shëndetin tonë?
Kjo është ajo që thonë disa studiues të cilët e kanë përqendruar kërkimin e tyre në efektet anësore që mund të rezultojnë nga përdorimi natën i telefonave inteligjentë. Më poshtë gjeni tre arsye se pse duhet të hiqni dorë nga përdorimi i celularëve natën:
Çrregullojnë gjumin– Drita blu e lëshuar nga telefonat inteligjentë pengon formimin e melatoninës. Melatonina është një hormon veçanërisht i rëndësishëm për stimulimin e gjumit. Përveç kësaj, fushat magnetike të celularëve ndërhyjnë në valët e trurit dhe nxisin çrregullimet e gjumit. Si përdundim, drita e emetuar mund të shkaktojë pagjumësi, dhimbje koke, mungesë përqendrimi, madje edhe depresion.
Dëmtim i syve– Sipas ekspertëve, drita blu e telefonave inteligjentë mund të shkaktojë ndryshime molekulare në retinë dhe korne. Rezulton se drita e emetuar nga pajisjet elektronike mund të ketë efekte veçanërisht të dëmshme në sytë tanë. Mund të shkaktojë plakje të sistemit okular i cili ndikon drejtpërdrejt në shikim, tharje të syve dhe inflamacion të syve.
Shtohet rreziku për tu prekur nga kanceri– Përdorimi i smartphone-it tuaj gjatë natës mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kancerit. A e dini se melatonina ngadalëson zhvillimin e qelizave kancerogjene? Pra, nëse niveli i këtij hormoni në trupin tonë bie si rezultat i ekspozimit të vazhdueshëm ndaj dritës së telefonave inteligjentë, qelizat kanceroze mund të shumohen të pashqetësuara. Drita e emetuar nga pajisjet elektronike zvogëlon veprimin e tamoxifen, një përbërës aktiv që përdoret në trajtimin e kancerit të gjirit. /noa.al
