Një kr im i tmerrshëm u shënua pasditen e kësaj të enjteje në Pogradec, ku djali vrau nënën e tij të moshuar.
44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau me thikë dhe më pas i preu kokën të ëmës Firdes Çcekiçi, për ta varur tek porta e shtëpisë, gjithçka teksa vajza e tij 15 vjeçe ishte në banesë.
Ka qenë pikërisht e mitura ajo që ka njoftuar policinë, kur ka parë të atin që po qëllonte gjyshen, pasi u largua me shpejtësi me biçikletë nga shtëpia, prej frikës.
Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, Olsi po tentonte të vriste edhe të vëllanë, por krimi u parandalua nga uniformat blu.
Në dëshminë e dhënë nga e mitura në polici, i ati para krimit mësohet ti ketë thënë gjyshes “Boll jetove”.
Kujtojmë se Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje/noa.al