Prej kohësh në media është përfolur se në sezonin e ri, Xhemi Shehu nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të humorit Portokalli.
Së fundmi, Xhemi ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje.
Gjithçka teksa një ndjekëse në rrjetet sociale e ka pyetur nëse është e vërtetë që nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë.
“Po”, është përgjigjur Xhemi, duke konfirmuar kështu largimin nga spektakli të cilin e prezantoi për disa vite.
Në media u fol se Eneda Tarifa mund të rikthehet në drejtimin e spektaklit, por kjo gjë nuk është konfirmuar ende.