Loading...

Vlorë/ Humb jetën një ukrainas, dyshimet e para

Një person nga Ukraina ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Raportohet se 44-vjeçari me inicialet O.A ka shkuar për ndihmë në Spitalin e Vlorës.

Ai ka qenë akomoduar me pushime në një hotel në lagjen “Ujë i Ftohtë”, dhe pasi ka ndjerë komplikacione shëndetësore është transportuar në spital, ku pak moment më vonë ka ndërruar jetë.

Nga veprimet dhe hetimet paraprake dyshohet se 44-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes kronike të Hepatitit C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë për vlerësim juridik. /k.k/noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com