Loading...

Vjen lajmi i shumëpritur, kjo super ndeshje e afërt do luhet përpara 20 mijë spektatorëve

Superkupa e Europës Sevilla-Bayern do të luhet me tifozë. Ndeshja do të zhvillohet në Hungari në stadiumin “Puskas Arena” më 24 shtator dhe do të përcaktojë fituesen e Superkupës.

Ideja e konsultuar pak ditë më parë nga Uefa me sekretarët e 55 federatave është miratuar dhe zyrtarizuar nga Komiteti Ekzekutiv i institucionit që menaxhon futbollin europian. Uefa ka bërë me dije se Superkupa që do luhet në Hungari do të rikthejë tifozët në 30% të kapacitetit të stadiumit që do të thotë të pranishëm do të jenë rreth 20 mijë tifozë në një impiant me 67 mijë vende.

Ky është një test që do të bëjë Uefa për rikthimin e publikut në kohë pandemie dhe dëshiron të sqarojë se deri në një vendim të dytë çdo ndeshje tjetër e kompeticioneve të Uefas do të luhet pa tifoz siç është bërë deri më tani.

Vendimi i rëndësishëm është komentuar edhe nga Presidenti i Uefas Aleksandër Ceferin, i cili ka thënë: “Futbolli pa tifozë ka humbur diçka speciale dhe ne shpresojmë që finalja e Superkupës të shërbejë si një projekt pilot që të rikthejmë tifozët në stadiume. Po punojmë me Federatën hungareze për masat që do merren në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e njerëzve” e mbyll Ceferin.

Në finalen e Superkupës së Europës luajnë Sevilla fituesja e Europa League dhe Bayern Mynih fituesi i Champions League./shqiptarja

feet of soccer player tread on soccer ball for kick-off in the stadium
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com