Loading...

Vetëh*elmohet me pesticide nëna e dy fëmijëve

Një 34-vjeçare nga Poliçani është vetëhelmuar me pesticide, pasi dhunohej nga bahkëshorti i saj.

Nëna e dy fëmijëve, me inicialet F.I, është dërguar me urgjencë në Tiranë, në gjendje kritike.

Dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit duket se ka stimuluar gruan drejt aktit ekstrem.

Madje raportohet se dhuna është ushtruar edhe në prani të fëmijëve.

Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë.

Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Beratit, është nisur në Tiranë për trajtim më të specializuar. /noa.al/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com