Loading...

‘Unë ia kisha fal burrit tradhtinë vec po të më tradhtonte me ty’/ Moderatorja e njohur: Ma trego…

Roza Lati ka patur një bisedë me një prej ndjekësve të saj, e cila siç duket, e adhuron aq shumë moderatoren saqë do ta falte të shoqin, po ta tradhëtonte me të.

Përmes disa statuseve në Instastory, Roza ka ndarë bisedën me këtë ndjekëse, duke mos i bërë publike, emrin dhe foton.

“Unë ia kisha fal burrit tradhtinë vec po të më tradhtonte me ty. Të kam shumë qejf, je shumë e mirë, ti më rrezaton mirësi,”- shkruan ndjekësja.

Ndërsa moderatorja, me humor, ka kërkuar që gruaja në fjalë, t’ia tregonte njëherë burrin, meqë ishte ‘e falur’.

“Ma trego njëherë burrin meqë qekam e falme,”- shihet që i është përgjigjur Roza. Siç duket, biseda mes tyre ka vijuar dhe më vonë, moderatorja ka zbuluar se burri i ndjekëses e kishte emrin Fredi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com