Një fëmijë 11-vjeç që u aksidentua nga një makinë pak ditë më parë në Kukës, fatkeqësisht ka ndërruar sot jetë në spital.
Fëmija u aksidentua në lagjen Gostil, në qytetin verilindor, nga një automjet dhe mbeti i plagosur rëndë.
Fëmija 11-vjeç me inicialet E.M u transportua pas aksidentit drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për të mbajtur në jetë, ai nuk ia ka dalë dot.
Drejtuesi i mjetit, A.H, 35-vjeç pas aksidentit u largua nga vendngjarja por më ps është vetëdorëzuar në polici.
/NOA.al