Pas zgjedhjeve të reja dhe marrëveshjes mes partisë fituese të Zoran Zaev dhe partive shqiptare të kryesuara nga Ali Ahmeti, Talat Xhaferi është rizgjidhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut edhe për 4 vite të tjera.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase.
Raportohet se Xhaferi u zgjodh me 62 vota “pro” dhe 43 vota kundër.
Për zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit votuan 62 deputetët e Koalicionit qeverisës.
Ata ishin 46 nga Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe Menduh Thaçi nga PDSH.
Koaliconi ASH-AAA kishte lajmëruar më herët se nuk do të merrte pjesë në votimin e kryeparlamentarit.
Kryetari i Kuvendit në ditët në vijim duhet të caktojë edhe mbledhjen e parë, për zgjedhjen e qeverisë së re. Afati i propozimit për zgjedhjen e qeverisë së re është 2 shtatori.
/NOA.al