Loading...

Rudina nis pushimet ‘patriotike’ me familjen (foto)

Prezantuesja dhe moderatorja e njohur e emisionit të pasdites në Tv Klan, Rudina Magjistari, ka nisur pushimet pas një viti të ngarkuar, çdo ditë para ekranit.

Në pritje të sezonit të ri televiziv, ajo ka preferuar të vizitojë vendet historike të vendit tonë.

Rudina me bashkëshortin dhe vajzën e saj, ka preferuar që pushimet t’i nisë fillimisht nga Gjirokastra ku ka vizituar bukuritë e rralla të këtij qyteti.

Më pas ajo i është drejtuar qytetit antik të Butrintit në Sarandë.

Përpos pushimeve të veçanta, Rudina ka ndarë sot edhe një foto me bashkëshortin e saj, Xhavit Bajramin. Foton ajo e ka shoqëruar, pa asnjë fjalë, por me simbolin e dashurisë.

Moderatorja në shumë pak raste, ose thuajse asnjëherë tjetër nuk ka preferuar të bëjë publike foto me bashkëshortin e saj./noa

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com