Kryeministri Rama tha në orët e mbrëmjes se kufijtë tokësorë me Greqinë do jenë të hapur gjatë gjithë natës.
Në një reagim në Tuiter, kreu i Qeverisë ka shkruar se është gjetur dakordësia dhe mirëkuptimi me palën greke.
“Gjatë gjihë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë.
Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim”, shkruan Rama në Tuiter.
Prej ditësh mijëra shqiptarë janë përballur me vështirësi, duke pritur për ditë të tëra në përpjekje për të kaluar në Greqi. /noa.al/