Përplasja e tre makinave, ka përfunduar me shtatë vajza dhe gra të pl agosura në Krujë.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 00:10 të mesnatës, sapo kishte hyrë e premtja.
Në Derven, një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S.
Për pasojë janë lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset Ornela Osmani, 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe Alketa Volaj, 33 vjeçe, të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /noa.al