Loading...

OFL në Vlorë, iu kërkon 4 personave orgjinën e pa surisë

Katër persona në Vlorë, pasuria e të cilëve dyshohet se është produkt i aktivitetit kr iminal duhet të japin “llogari” për origjinën e saj, para Operacionit Forca e Ligjit.

Bëhet fjalë për katër persona të dënuar për d rogë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Julian Toro, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e nar kotikëve”;

-Viktor Shoraj alias Robert Toro, banues në Vlorë, i dënuar në Itali për veprën penale “Tra fikimi i nar kotikëve”;

-Dino Abazi, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Mbajtja e su bstancave nar kotike”;

-Daniel Nikaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën pe nale “Kultivimi i bimëve n arkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /noa.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com