Loading...

Nusja pa dhëndër përlot me fotot dhe letrën kushtuar të fejuarit i cili humbi jetën 8 muaj para dasmës: ‘Sot jam me zemër të th yer’

Debbie Gerlach, një vajzë nga Arizona e Amerikës është duke u sprovuar me dhi mbjen më të madhe, atë të humbjes së njeriut të saj të zemrës.

Ishte muaji shkurt i këtij viti kur ajo mori lajmin e hi dhur se i fejuari i saj, Randy Zimmerman nuk do të ishte më me të pasi ndërroi jetë.

Sipas informacioneve të “Bride Side”, 8 muaj para martesës, ai u nda nga jeta si pasojë e një ak sidenti me makinë.

Gjithë planet për dasmë u shuan ashtu sikurse u sh ua njeriu i zemrës së saj.

“Sot duhet të ishte dita më e lumtur e jetës sime, dita ku do të martohesha me shokun tim të jetës.

Por sot u zgjova vetëm, ashtu siç po zgjohem çdo ditë. Sot u zgjova me zemër të th yer dhe nuk do të kem një burrë”, shprehet vajza nga Arizona në letrën e saj duke shfaqur dhi mbjen e madhe që mban në shpirt.

“Ndaj ju lutem tregoni kujdes në rrugë pasi ju nuk keni sesi ta dini se bota e kujt është sipër atij motori”, duke tregur kështu se i dashuri i saj humbi jetën si pasojë e një aks identi, kur po i jepte motorit, teksa kalimtari nuk respektoi shenjat rrugore.

Ajo që të bën të përl otesh janë fotot e modifikuara ku Debbie shfaqet e veshur në të bardha dhe përkrah saj duket i fejuari i ndjerë.

Këto foto i ka shfaqur datën në të cilën do të martohej me të, por që fatke qësisht historia e tyre e dashurisë nuk mundi të kishte një fund të lumtur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com