Kryeministri Edi Rama solli sot pamje të kantiereve të ndërtimit të rrugëve, nga veriu në jug të vendit.
Rama tha se puna po vijon jo vetëm në kantieret e mëdha të infrastrukturës kombëtare, po edhe në zonat e fshatit, ku punohet për unazat bujqësore, rrugët turistike, akset lidhëse me qytetet.
“Nga veriu në jug, vijon intensivisht puna jo vetëm në kantieret e mëdha të infrastrukturës kombëtare, po edhe në zonat e fshatit, ku punohet për unazat bujqësore, rrugët turistike, akset lidhëse me qytetet”, tha Rama.
Kryeministri ndau disa foto nga kantieret e ndërtimit të rrugëve, ku po vijon intensivisht puna për përmirësimin e infrastrukturës./atsh