Loading...

Meta reagon nga vlora për detin : Shqiptarët të jenë të sigurt,Presidenti mbron gjithmonë kushtetutën

Edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar për çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Një ditë pasi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi i sigurt në parlament se Greqia do të zgjerohet deri në 12 milje në Jon, kjo deklaratë ndezi debate në vendin tonë.

Nga Vlora, ku ishte sot, Meta tha se do t’i qëndrojë vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund.

“Shqiptarët duhet të jenë të sigurt që Presidenti gjithmonë do të mbrojë Kushtetutën”.

“Për çështjen në fjalë do të respektojë vendimin e Gjykatën Kushtetuese dhe këtë duhet të bëjnë të gjithë institucionet tona”, – u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuse e Shqipërisë rrëzoi marrëveshjen mes dy qeverive për detin, në vitin 2009, por nuk dihet nëse ka ndonjë marrëveshje tjetër, të arritur së fundmi.

Ndërkohë, aktualisht vendi ynë është pa Gjykatë Kushtetuse.

Presidenti Meta e bëri deklaratën e tij gjatë ceremonisë, në kuadër të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, zhvilluar në Drashovicë.

Meta ndau disa çmime vlerësimi për atdhetarë të spikatur në atë zonë, kur edhe foli edhe mbi marrëveshjen detare Shqipëri- Greqi, pas interesimit të mediave.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com